Ramosaj në përkrahje të protestës më 14 shtator në Hagë: Me UÇK-në sot e përgjithmonë

10 shtator 2025 | 21:16

Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur përkrahje për protestën e 14 shtatorit në Hagë, kundër Speciales dhe në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që gjenden atje.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është me “UÇK-në sot e përgjithmonë”.

Postimi i tij i plotë:

Përkrahja ime është gjithmonë me ata që ngrejnë zërin për drejtësi dhe dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protesta në Hagë më 14 Shtator është zëri i të gjithë neve, që kërkojmë drejtësi dhe nderim për luftën më të pastër të popullit tonë.

Me UÇK-në sot e përgjithmonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën…