
Ramosaj: Ne votuam, ju ftoj edhe juve. Deçani sot ka festë
12 tetor 2025
| 11:11
Kryetari aktual dhe kandidati edhe për një mandat të ri nga AAK-ja për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka hedhur votën e tij së bashku me bashkëshorten dhe djalin për zgjedhjet lokale.
Ai ka shkruar në “Facebook” duke bërë thirrje për votim dhe ka theksuar se sot Deçani ka festë.
“Të dashur qytetarë, sot fjalën e keni ju! Bashkë me bashkëshorten dhe djalin tim, ne votuam. Ju ftoj edhe ju të dilni e të votoni, sepse Deçani sot ka festë. Urime zgjedhjet, e dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.