Ramosaj nënshkruan kontratën me “Lika Trade” për asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Deçanit
17 prill 2025
| 11:41
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Lika Trade” për realizimin e projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”.
Ramosaj ka thënë se ky është një hap tjetër konkret drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për banorët tanë.
“Me këtë projekt do të asfaltohen segmente të rëndësishme rrugore që ndikojnë drejtpërdrejt në lehtësimin e lëvizjes dhe rritjen e sigurisë në zonat rurale. Me këtë projekt përfundohet me sukses asfaltimi i të gjitha rrugëve dhe rrugicave në fshatrat dhe lagjet e Deçanit”, ka thënë Ramosaj.



