Ramosaj pas deklaratës së Rashiqit: Kurti vepron me logjikë anti-shtetërore, sherrin kemi me ia pa

08 mars 2026 | 21:53

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit në detyë, Nenad Rashiq, i cili deklaroi se Kurti i kishte thënë se 24 hektarët e Manastirit të Deçanit po ia bërtë Manastirit për hatër të tij.

Sipas Ramosajt, Kurti është mashtrues, dhe me këtë logjikë anti-shtetësrore është ngritur.

Ai madje ka paralajmëruar se “sherrin kem me ja pa edhe më tutje”.

“Personalisht nuk quditem me veprimet dhe vendimet e kqija të Albin Kurtit, në fakt ka vepruar me logjiken anti shtetrore mbi të cilën është ngritur ky mashtrues! Sherrin kem me ja pa edhe më tutje!”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari I PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas deklaratës së…