Ramosaj për dy muaj vizitoi çdo lagje e familje: Të bashkuar do të fitojmë bindshëm më 12 tetor

11 shtator 2025 | 16:06

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se gjatë këtyre dy muajve ka vizituar çdo vendbanim, çdo lagje, shumë familje dhe ekonomi familjare.

Ramosaj, i cili në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë sërish edhe për një mandat të ri, ka thënë se gjatë këtyre vizitave “ishte një përjetim i veçantë të ndaj kafen e mëngjesit me ju, të bashkëbisedoj me strukturat e Aleancës, me aktivistët tanë, me bashkatdhetarë e me qytetarë të nderuar”.

“Nga zemra ju falënderoj për mikpritjen, respektin, besimin, vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për të na mbështetur, që më 12 tetor të shënojmë fitoren më të madhe të Aleancës në Deçan. Bashkë ndamë ide e mendime, u përgëzuam për punët që kemi realizuar dhe morëm kërkesa e sugjerime, të cilat i kemi përfshirë në Programin Qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Ju ftoj që të jemi bashkë, jo vetëm në këto 4 javë të fushatës zgjedhore, por edhe në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes, për të ndërtuar një Deçan më të zhvilluar e më të bashkuar. Vetëm të bashkuar jemi të fuqishëm. Të bashkuar do të fitojmë bindshëm më 12 tetor!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj të shtunën do të jetë…