Ramosaj shpreh ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së
22 nëntor 2025
| 10:03
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Bashkim Nitaj, i cili humbi jetën pasi e zuri një pllakë betoni.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook, shkroi se i ndjeri ishte njeri i respektuar, punëtor i palodhshëm dhe dëshmitar i gjallë i sakrificës për lirinë që gëzojmë sot.
“Në emër të Komunës së Deçanit dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nitaj, miqve, kolegëve dhe gjithë atyre që e kanë njohur. Qoftë i paharruar kujtimi për të”, shkroi mes tjerash i pari i Deçanit.



