
Ramosaj takohet me banorët e Rastavicës dhe Lloqanit: Faleminderit nga zemra për përkrahjen dhe besimin!
Kryetari i Deçanit njëherësh kandidat për kryetar të kësaj komune nga AAK-ja, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur takim me banorët e lokaliteteve, Rastavicë dhe Lloqan.
Ramosaj i ka falenderuar nga zemra për përkrahjen dhe besimin që po i japin punës së tij.
“Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatit për Asamble nga Lloqani, Rifat Stojkaj dhe Egzonita Selmonaj nga Rastavica.Do të jemi bashkë gjithmonë” shkruan Ramosaj.
Postimi i plotë:
Në kuadër të takimeve me qytetarë gjithandej komunës së Deçanit, sonte kisha kënaqësinë të takoj dhe bashkëbisedoj me banorët e dy lokaliteteve, Rastavicë dhe Lloqan.
Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj dhe për besimin që po i jepni punës sonë! ❤️
Mirënjohje e veçantë për besimin ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidatit për Asamble nga Lloqani, Rifat Stojkaj dhe Egzonita Selmonaj nga Rastavica.
Do të jemi bashkë gjithmonë! 🤝
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Sinqerisht,
I juaji,
Bashkim Ramosaj