
Ramosaj takon sportistët e Deçanit: “Janë ambasadorët më të mirë të vlerave tona” – premton kushte më të mira për klubet sportive
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar mbrëmë me sportistë, trajnerë, profesorë dhe veteranë të sportit nga komuna, duke vlerësuar kontributin e tyre ndër vite.
Ai tha se sportistët janë ambasadorë të vlerave më të mira të Deçanit dhe u zotua për përmirësim të kushteve për të rinjtë dhe zhvillimin e klubeve sportive.
Ramosaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e mbajnë gjallë shpirtin sportiv në komunë.
Postimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë të jem bashkë me sportistët e Deçanit nga disiplinat e ndryshme, me trajner, me profesorë të nderuar që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në sportin tonë, me veteranët e respektuar të sportit deçanas, si dhe me shumë dashamirë që e mbajnë gjallë këtë rrugëtim të madh.
Me mirënjohje të thellë për kontributin e secilit prej jush ndër vite, mbesim të vendosur të krijojmë kushte edhe më të mira për të rinjtë tanë sportistë dhe për zhvillimin e klubeve tona.
Pa dyshim që sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të vlerave tona dhe dëshmi se me punë e përkushtim, çdo synim është i arritshëm.
Faleminderit që na bëni krenarë çdo ditë! 💙
#FLASIMmePUNË #AAK174 ✅
Me respekt,
Bashkim Ramosaj