Ramosaj vendos t’i ndihmojë me nga 500 euro personat me sëmundje malinje dhe me 300 euro lehonat
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se ka marrë vendim t’i subvencionojnë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje.
Vendimi tjetër i tij është për nënat lehona, të cilat do të subvencionohen me 300 euro për secilën lindje.
“Do të subvencionojmë me 500 euro të gjithë personat që përballen me sëmundje malinje, si mbështetje morale dhe financiare në periudha të vështira. Do të subvencionojmë me 300 euro çdo nënë lehonë, për secilën lindje, si shenjë përkrahjeje dhe respekti për sakrificën, mundin dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në familje dhe shoqëri. Këto vendime janë dëshmi e fjalës së mbajtur dhe e përkushtimit tonë për politika sociale në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.



