
Ramosi heq dorë nga pjesëmarrja në “Euro 2020”
22 maj 2021
| 20:47
Sergio Ramos nuk ka luajtur kurrë në Lojërat Olimpike.
Për të plotësuar një ëndërr të tillë, kapiteni i Real Madrid është gati të heqë dorë nga pjesëmarrja në Euro 2020. Lajmi i bujshëm vjen nga Spanja. El Chiringuito raporton se mbrojtësi i “Los Blancos” pritet të jetë gati në ditët e para të muajit qershor, teksa do të takohet këto ditë me Luis Enrique, trajnerin e kombëtares së Spanjës.
35-vjeçari do i kërkojë teknikut të mos e grumbullojë për Euro 2020, në mënyrë që të ketë kohë në dispozicion për të marrë veten nga dëmtimi.
Sergio Ramos e ka shprehur gjithmonë që ëndërron të luajë në Lojërat Olimpike, turne që këtë verë do të zhvillohet në Tokio të Japonisë (23 korrik-8 gusht).