Ramosi rekordmen për karton të kuq në Ligën e Kampionëve

27 shkurt 2020 | 15:29

Sergio Ramos doli nga fusha e lojës me karton të kuq, 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt kundër Manchester Cityt. Arbitri italian Daniele Orsato nuk ngurroi ta përjashtonte pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gabriel Jesus. Ky ishte ndëshkimi i katërt i kuq në Champions League për futbollistin spanjoll, i cili barazon rekordmenët Ibrahimoviq dhe Davids.

Ramos më parë është detyruar që të lërë ndeshjen para kohe kundër Galatasarayit, Ajax-it dhe Olympiacosit. E fundit ishte kundër skuadrës turke në sezonin 2013-14. Në atë kohë, kapiteni madrilen do të ndëshkohej vetëm pas 26 minutash lojë.

Ky ishte i vetmi rekord pa u arritur, teksa Ramos është futbollisti më i ndëshkuar me karton të kuq në La Liga, më i përjashtuar në historinë e Real Madridit dhe gjithashtu më i ndëshkuari në ekipin e “Los Blancos”. Në kampionat numëron 20 karton të kuq, në 481 ndeshje të luajtura, duke lënë pas Pablo Alfaron.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me…