
Ramush Ahmetaj nderon dëshmorët Hamdi Berisha dhe Kasim Shala
27 janar 2025
| 22:04
Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj, ka bërë homazhe në Ruhot me rastin e 26-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Hamdi Ibish Berisha dhe Kasem Rexhep Shala.
“Hamdia dhe Kasemi sikurse të gjithë dëshmorët e kombit janë të përjetshëm në zemrat dhe mendjet e bashkëluftëtarëve dhe të përjetshëm në kujtesën e popullit tonë. Rënia e tyre heroike në krye të një misioni të shenjt, është gurthemel i lirisë që gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.