
Ramush Haradinaj kujton gjyshen dhe stërgjyshen në përvjetorin e rënies së tyre
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot gjyshen e tij Azë Brahimaj dhe stërgjyshen Zize Syla, në përvjetorin e rënies së tyre më 3 gusht 1998.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka nderuar figurën e gjyshes së tij, duke e cilësuar si “shtyllë të fuqishme të organizimit çlirimtar që në fillet e tij”, e cila me edukatën e saj atdhetare frymëzoi brezat për përkushtim ndaj lirisë së Kosovës.
Në këtë përvjetor, ai gjithashtu ka kujtuar edhe të rënët Idriz Gucati, Sejdi dhe Arif Kasumaj, Ukshin Hamza, si dhe luftëtarët Naim Bajraktaraj, Beqir Mehmetaj, Isa Balaj, Naim Gjukaj, Agim dhe Milaim Zekaj e Ruzhdi Haxhijaj.
“Lavdi përjetë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.