Ramush Haradinaj kujton nënshkrimin e marrëveshjes që i dha fund luftës në Kosovë
09 qershor 2026
| 16:12
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 27-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, e cila ka shënuar tërheqjen e ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve serbë nga Kosova, pas krimeve ndaj popullatës shqiptare të paarmatosur.
Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kreu i Aleancës ka thënë se lufta çlirimtare e UÇK-së, me kauzën e saj të drejtë, arriti të fitojë mbështetjen e shteteve demokratike dhe NATO-s, të udhëhequr nga ShBA-ja, e cila për tre muaj bombardoi Jugosllavinë, regjimin gjenocidal të Millosheviqit.
“Populli i Kosovës mbetet përjetësisht mirënjohës ndaj Amerikës dhe botës demokratike për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.



