Ramush Haradinaj merr pjesë në varrimin e nipit të Agim Çekut

12 mars 2026 | 14:43

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në varrimin e Yll Çekut, nipit të ish-gjeneralit të UÇK-së, Agim Çekut.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se sot ndjen me mikun e tij Agimin, për një humbje kaq të madhe.

“Sot në Qyshk të Pejës i dhamë lamtumirën e fundit Yll Çekut. Një ndarje e rëndë nga jeta, që ka lënë dhimbje të madhe te familja dhe miqtë. Bashkëndjej me mikun tim Agimin për humbjen e nipit të tij, si dhe me prindin e Yllit, Arsimin, si dhe gjithë familjen Çeku, duke uruar ta gjejnë forcën për ta përballuar dhimbjen. Ylli u prehtë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ndryshe, 31-vjeçari ka vdekur dje pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur muaj më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri prej kandidatëve për postin e presidentit të Barcelonës, Victor…