Ramush Haradinaj nderon familjen Gjocaj

25 korrik 2021 | 00:04

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga ish-komandanti i Koshares, Rrustem Berisha, kryetari i Junikut, Agron Kuçi dhe kryetari i OVL- UÇK-së në Deçan, kolonel Avdyl Mushkolaj e Agron Muzlijaj, kanë marrë pjesë në gëzimin familjar në martesën e Astritit, djalit të veteranit të UÇK-së, Avdyl Gjocajt nga Juniku me Mirjeten.

Familja e Avdyl Gjocajt në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka dhënë një kontribut të madh në luftën çlirimtare duke u inkuadruar e gjithë familja në çlirimin e Kosovës me djemë e vajza. Përpos kryefamiljarit Avdyl Gjocaj tashmë i ndjerë, veteran dhe invalid janë edhe Muhameti, Shpendi, Blerimi e Qerimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova U20 ka pësuar humbje nga Luksemburgu U20 84:80 (24:21,…