Ramush Haradinaj uron ShBA-në për 251-vjetorin e ushtrisë amerikane
Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane.
Haradinaj ka theksuar rolin vendimtar të ushtrisë amerikane dhe NATO-s në çlirimin e Kosovës.
“Në këtë ditë historike për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ushtrinë e saj, uroj përzemërsisht popullin amerikan dhe përfaqësuesit e institucioneve mbrojtëse të ShBA-së, me rastin e 251-vjetorit të krijimit të ushtrisë amerikane. Të drejtën për të jetuar të lirë e kemi arritur falë ndihmës në kohën vendimtare të Ushtrisë Amerikane dhe NATO, të cilët e shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe spastrimi etnik. Kosova do të dijë ta ruajë dhe forcojë partneritetin me NATO-n, veçmas me ShBA-të. Populli ynë mbetet përjetësisht mirënjohës për kontributin e madh që ushtria dhe populli amerikan kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



