Ramush Haradinaj viziton dhe i uron mirëseardhje Nasim Haradinajt

15 dhjetor 2023 | 21:51

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka shkuar në vizitë Nasim Haradinajt, pas lirimit të tij.

Haradinaj pos të tjerash ka uruar mirëseardhjen e Nasimit në familje, shkruan Reporteri.net.

“Sot i urova mirëseardhje në familje, Nasim Haradinajt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, është liruar nga Haga më 14 dhjetor të vitit 2023.

Ndryshe, kryetarii PDK-së, Memli Krasniqi sot e ka vizituar Nasim Haradinajn, një dite pas lirimit nga Haga.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të afërsisë dhe njohjes që kishte pasur me…