Rangnick: E ardhmja e Ronaldos nuk varet nga unë

17 prill 2022 | 09:29

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka thënë se e ardhmja e Cristiano Ronaldos është jashtë duarve të tij, edhe pas het trikut të së shtunës kundër Norwich Cityt.

Së bashku me het trikun e tij të mëparshëm kundër Tottenhamit dy ndeshje më parë, Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar për Unitedit në një ndeshje të Ligës Premiere në të cilën është përfshirë që nga fitorja në ndeshjen me Leedsit më 20 shkurt.

Paraqitja e mirë e portugezit ndaj Norwichit është vlerësuar lart nga trajneri gjerman Rangnick, por ai nuk siguron të ardhmen e Ronaldos në Old Trafford.

“Në fund, ky nuk është vendimi im. Cristiano ka edhe një vit në kontratën e tij. Ky do të jetë një vendim që menaxheri i ri do të marrë së bashku me bordin”, ka thënë fillimisht Rangnick.

“Por, ai tregoi kundër Tottenhamit dhe ndaj Norwichit se mund të jetë krijuesi i diferencës në ndeshje si kjo.

Nuk është rastësi që ai ka rekordin më të mirë të golave ​​nga të gjithë lojtarët në histori”, përfundoi trajneri gjerman i Unitedit.

Ndryshe, Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Djajve të Kuq këtë sezon, pasi ka shënuar 21 gola në 35 ndeshje në të gjitha garat, ku 15 gola vijnë vetëm nga Liga Premiere.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fatou, një gorillë e ultësirës perëndimore që besohet të jetë…