Ranieri dërgoi Romën në Evropë, Ranieri: Ka qenë një karrierë e bukur

26 maj 2025 | 11:03

Në javën e fundit të Serie A, në sfidën e tij të fundit si trajner, Claudio Ranieri për pak vuri në jetë një tjetër mrekulli, flirtoi me një vend në Ligën e Kampionëve, por në fund e mbyll në vendin e pestë dhe me një biletë për në Ligën e Evropës.

Fati i Ligën e Kampionëve nuk ishte vetëm në dorën e tij, por Ranieri dhe Roma e tij bënë saktë edhe detyrën e fundit, triumfuan 0-2 përballë Torinos, falë golave të Paredes dhe Saelemaekers.

Në fillim, kur Ranieri mori drejtimin e Romës sigurimi i një biletë për në Evropë dukej një mision i pamundur, në një kohë kur verdhekuqtë kishin vetëm 13 pikë pas 12 javë, por ja që Ranieri ia doli duke e mbyllur me lavdi karrierën e tij.

“Mendoj se bilanci i karrierës time është i bukur, por gjithsesi, pas disa muajsh apo viti do të qetësohem dhe do të mendoj për karrierën time. Kush do të jetë trajneri i ri i Romës? Këto do ta thotë presidenti, është i pronari, ai e di më mirë se kur do ta bëjë publike”, u shpreh Ranieri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry dhe Meghan Markle po përballen me akuza për…