Raphinha, afër marrëveshjes për rinovim me Barçën

21 maj 2025 | 15:00

Barcelona është në prag të zgjatjes së kontratës me sulmuesin brazilian Raphinha. Marrëveshja aktuale mes palëve është e vlefshme deri në vitin 2027, por rinovimi pritet të firmoset përpara ndeshjes së fundit të La Ligës kundër Athletic Bilbaos.

Pas përfundimit të sezonit në Spanjë, Raphinha do t’i bashkohet kombëtares braziliane nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Ekuadorit dhe Uruguait. Ky rinovim vjen në një moment ku lojtari është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën katalanase dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme edhe në projektin e ardhshëm të klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Importi i energjisë që është realizuar vetë në muajin prill…