Raphinha: Për mua, Yamal nuk ka limite

30 maj 2025 | 16:15

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka folur me entuziazëm për talentin e ri të skuadrës, Lamine Yamal, duke e konsideruar atë si një lojtar pa kufij dhe me një të ardhme të ndritur përpara.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, 28-vjeçari nga Porto Alegre tregoi lidhjen e veçantë që ka krijuar me futbollistin e ri.

“Unë i kam thënë Lamine se gjithçka varet nga ai. Nuk ka kufij. Mund të arrijë aty ku dëshiron. Ka cilësi, përkushtim dhe punon shumë. Ajo që bën në fushë është e qartë për të gjithë. Për mua, ai nuk ka limite. Nëse dëshiron të arrijë majën, do ta bëjë pa problem”, u shpreh Raphinha.

Braziliani foli edhe për sezonin e tij me Barcelonën, duke theksuar se ky ka qenë viti më i mirë i karrierës së tij: “Nuk i prisja këto statistika, ky ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi libri më i ri i studiueses…