Raphinha për Yamalin: Jam i sigurt se ai do të fitojë të gjitha çmimet individuale
Ylli i Barcelonës, Raphinha, ka shfaqur edhe një herë shoqërinë e tij të shkëlqyer me partnerin e tij në sulm, Lamine Yamal, duke deklaruar se 18-vjeçari mund të fitojë të gjitha trofetë që i dalin në të ardhmen.
Yamal ka qenë në një formë të shkëlqyer pasi shënoi në pesë ndeshjet e fundit, me një total prej 15 golash dhe 13 asistimesh në të gjitha garat këtë sezon.
Forma e tij e lartë këtë edicion për vlerësohet shumë nga të gjithë dhe i fundit që i është bashkuar kësaj ‘valle’ është bashkëlojtari i tij, Raphinha.
Sipas Raphinhas, Yamal do t’i fitojë të gjithë trofetë që ka përpara në të ardhmen e afert.
“Jo, jo, në fund të fundit, edhe Lamine meriton çmimet që ka fituar dhe ato që nuk i ka fituar, të cilat mendoj se shumë veta kanë qenë shumë të padrejta ndaj tij”, ka thënë fillimisht Raphinha kur u pyet nëse do të fitonte çmimin Toresky përpara Yamal.
“Ai është një fëmijë që ka shumë ëndrra futbolli përpara dhe jam i sigurt se do të fitojë të gjitha çmimet individuale që ka përpara”, përfundoi braziliani.



