Raporti i OKB -së: Ngrohja e tokës, “sinjal i kuq” për njerëzimin

09 gusht 11:58

Klima e Tokës po bëhet aq e nxehtë saqë temperaturat në rreth një dekadë ndoshta do të tejkalojnë nivelin e ngrohjes që udhëheqësit botërorë kanë kërkuar ta parandalojnë, sipas një raporti të lëshuar të hënën që Kombet e Bashkuara e quajnë një “sinjal të kuq për njerëzimin”.

“Është e garantuar që do të përkeqësohet. Unë nuk shoh asnjë zonë që është e sigurt … Askund për të ikur, askund për t’u fshehur”, ka thënë bashkëautorja e raportit, Linda Mearns, një shkencëtare e lartë e klimës në Qendrën Kombëtare të ShBA-së për Kërkimet Atmosferike.

Por, shkencëtarët  janë lehtësuar  pak mbi gjasat e katastrofave absolute më të këqija klimatike.

Raporti autorizues i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), i cili i quan ndryshimet klimatike të shkaktuara qartë nga njerëzit, bën parashikime më të sakta dhe më të ngrohta për shekullin 21, sesa herën e fundit kur u lëshua në vitin 2013.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësit e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, kanë deklaruar se refuzimi…