Raportim i vitit 1997: Mbi 50 policë serbë, të shoqëruar me helikopter, rrethuan dhe bastisën familjen e Hashim Thaçit

13 prill 2026 | 21:00

Për shkak të aktivitetit politik dhe atdhetar, familja Thaçi ishte vazhdimisht nën vëzhgimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit. Para vitit 1990, e veçanërisht pas tij, policia serbe ka bastisur disa herë familjen Thaçi, duke burgosur dhe maltretuar të zotin e shtëpisë, Haxhi Thaçin, si dhe djemtë e tij.

Gazeta Bujku më 13 nëntor të vitit 1997 kishte raportuar se policia serbe, duke përdorur artilerinë më të rëndë, kishin rrethuar shtëpinë e Haxhi Thaçit, babait të Hashim Thaçit.

Sipas “Bujkut”, 50 policë të uniformuar e civilë të pauniformuar, bashkë me një helikopter, një xhip, dy autoblinda e gjashtë automjete të policisë kishin rrethuar dhe bastisur familjen Thaçi, në kërkim të Hashim Thaçit, sepse pak muaj më parë, në korrik 1997, ai bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari ishin dënuar në mungesë për aktivitete të armatosura kundër Serbisë.

Në titullin “Shembuj tipikë ilustrative të dhunës serbe në Kosovë gjatë tetorit”, pjesa kryesore dhe hyrëse i dedikohet bastisjes në familjen Thaçi.

“Më 17 tetor, rreth 50 police të uniformuar dhe civilë të përcjellur me një helikopter, dy autoblinda, një xhip dhe 6 automjete të policisë, rrethuan dhe bastisën shtëpinë e Haxhi Thaçit ngë Broja. Me këtë rast policia mori me vete djalin e Haxhiut, Ganiun, për të cilin prej se është arrestuar, më 30 shtator, familja e tij nuk di asgjë. Më parë policia serbe Ganiun e detyroi që të lëvronte me traktor në afërsi të shtëpisë së tij, kinse për të kërkuar armë, të cilat nuk gjetën. Gjatë bastisjes në këtë familje, në shtëpi nuk ishte i pranishëm asnjë mashkull i moshës madhore. Babait të Ganiut policia ia la thirrjen që të paraqitej në polici, kurse të afërmin e Ganiuit, Nimon Thaçin 45 vjeç invalid e arrestoi”, thuhet në artikullin e gazetës Bujku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjini. Golat e ndeshjes…