Raportimet për parregullsi gjatë votimit në konsullatën e Kosovës në New York, flet KQZ
Gjatë ditës së sotme, përderisa ka filluar votimi jashtë Kosovës, për zgjedhjet e 7 qershorit, në media është raportuar për parregullsi që kanë ndodhur në ambientet e Konsullatës së Kosovës në New York.
Lidhur me këto raportime ka reaguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar se, letra me shënime ku shihej numri i VV’së për zgjedhjet, ‘’ nuk është vendosur në derën e konsullatës së Kosovës në New York’’, porse, ajo ka qenë ‘’ në derën e zyrës së një organizate tjetër’’,
‘’KQZ është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe zyrtarët tanë janë duke ofruar vazhdimisht udhëzimet e nevojshme për zhvllimin e procesit të votimit sipas ligjit dhe procedurave.
Lidhur me rastin në fjalë, jemi njofuar nga misioni diplomatikse kjo letër me shënime nuk është vendosur në derën e konsullatës së Kosovës në New York, por në derën e zyrës së një organizate tjetër, që poashtu, është në katin e 3 ku është e vendosur konsullata. Pra, këto shënime nuk janë vendosur as para derës hyrëse të konsullatës dhe fotografia e publikuar tregon se letra është në derën e një zyre tjetër, ndërsa në murin afër derës është shigjeta që tregon për konsullatën në drejtimin e kundërt’’, thuhet në përgjigjen e KQZ’së.



