Raportimet se ishte në mesin e lojtarëve që ia kundërshtuan idetë Xabi Alonsos, reagon ashpër Bellingham
Mesfushori ofanziv i Real Madridit ka reaguar lidhur me raportimet e mediave ndërkombëtare të sportit, ku u tha se në mesin e tre lojtarëve që kundërshtonin idetë e Xabi Alonsot ishin: Jude Bellingham, Vinicius Jr dhe Fede Valverde.
Këto raportime i ka demantuar mesfushori anglez me anë të një reagimi në rrjetet sociale, duke porositur mbështetësit madrilenë që “të mos besojnë në gjithçka çka lexojnë”.
“Deri më tani kam lënë shumë prej këtyre të flasin, duke shpresuar gjithmonë se e vërteta do të dalë në dritë në kohën e vet.
Por sinqerisht…
Më vjen vërtet keq për njerëzit që i përmbahen çdo fjale të këtyre kllounëve dhe ‘burimeve’ të tyre.
Mos i besoni gjithçkaje që lexoni, herë pas here këta duhet të mbahen përgjegjës për përhapjen e këtij lloj dezinformimi të dëmshëm për klikime dhe nxitje polemikash”, thuhet në reagimin e Bellingham.



