Raportimi i Zemajt, Reshitaj: Kërkuam plan veprimi dhe manual mbrojtjeje kundër pandemisë

19 qershor 2020 | 14:42

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka raportuar para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me situatën pandemike dhe gjendjen e përgjithshme në shëndetësinë vendore.

Kryetarja e këtij komisioni, Albena Reshitaj, pas raportimit të Zemajt, ka thënë se kanë kërkuar përgjegjësi nga ministri i Shëndetësisë nëse është iniciuar ndonjë plan veprues për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

“Gjatë takimit diskutuam edhe për çështje që ndërlidhen me kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ne si komision kërkuam nga ministri për mundësinë e formimit të një kornize ligjore, e cila do të funksionalizonte të gjitha vendimet që do të merren, që të mos jemi në kundërshtim me ligjet, që të mos kemi ndonjë shkelje eventuale të Kushtetutës. Anëtarët e Komisionit përkrahën iniciativën për një Ligj të përkohshëm për mbrojtje nga Covid-19”, ka thënë Reshitaj.

Reshitaj ka shprehur besimin e saj në ditët dhe javët në vazhdim do të ketë ndryshime pozitive sa i përket menaxhimit institucionalë të pandemisë dhe sistemit shëndetësorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur…