Raportohet për dy të vdekur në një aksident mes autobusit dhe veturës në Kroaci

04 maj 2025 | 13:15

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, në autostradën A3 Bregana–Zagreb–Lipovac.

Sipas mediave kroate, në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet, të dy me targa të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Dy persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar, si pasojë e këtij aksidenti.

Ministri i Shëndetësisë i Kroacisë ka deklaruar se një e treta e të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë, shkruan Index.Hr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të konferencës “Mbrojtja e gazetarëve dhe avancimi i…