
Raportohet për një të vdekur në Lagjen e Spitalit
10 korrik 2025
| 22:06
Para pak minutash, një incident i rëndë ka ndodhur në lagjen e Spitalit në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Vëllëzërit Asllani”.
Dyshohet se një person është hedhur nga një ndërtesë banimi, por ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente – përfshirë autoambulancën, Policia e Kosovës, si dhe Forenzika të cilët janë duke e hetuar rastin.
IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.