Raportohet për qindra civilë të vrarë në një sulm në Etiopi

27 korrik 2021 | 17:10

Qeveria rajonale e rajonit Somali të Etiopisë të martën ka akuzuar grupet e armatosura nga Afari fqinj për vrasjen e qindra civilëve në një sulm.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale, Ali Bedel, i ka thënë agjencisë “Reuters” se grupi i armatosur nga rajoni Afar ka kryer një masakër të shtunën në zonën e njohur me dy emra, Gedamaytu ose Gabraiisa. Kjo zonë është një nga vendet e kontestuara përgjatë kufirit ne mes të dy rajoneve.

Sulmin e kanë konfirmuar edhe dy zyrtarë të lartë të qeverisë rajonale të Somalit, duke folur në kushte anonimiteti.  Ata nuk kanë saktësuar ndonjë shifër të të vrarëve.

Zëdhënësi i qeverisë rajonale të Afarit, Ahmed Koloyta, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës për koment.

Agjencia “Reuters” nuk ka arritur që në mënyrë të pavarur t’i vërtetojë hollësitë e sulmit. Një zyrtar ka thënë se qeveria ka dërguar zyrtarë shëndetësorë në zonë për të ofruar ndihmë për numrin e lartë të të lënduarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës sa më shpejt duhet të miratojë një…