Raportohet se afër pendës së Liqenit të Livoqit janë hasur eshtra që dyshohet të jenë të njerëzve

06 maj 2025 | 00:17

Disa eshtra, që dyshohet të jenë të njerëzve, raportohet se janë gjetur të penda e Liqenit të Livoqit në Gjilan sonte.

Siç raporton Kallxo.com, eshtrat janë hasur gjatë kohës sa kanë qenë duke u kryer punime me ekskavator afër pendës së Liqenit.

Në pamjet e publikuara, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe për atje është nisur edhe prokurori kujdestar.

Reporteri.net ka kontaktuar Policinë, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e produkteve ushqimore si dhe mallrave të tjera po…