
Raportohet se është aksidentuar vetura e eskortës së kryekuvendarit Dimal Basha
Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë, ku ishte e përfshirë vetura e eskortës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.
Kështu merr vesh KosovaPress, ku mësohet se nuk ka të lënduar.
Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se sot rreth orës 12:00, në rrugë magjistrale Ferizaj – Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku.
“Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë zyrtare e policisë dhe një veturë civile me targa vendore . Në këtë aksident janë shkatuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të aksidenteve, e cila është duke u trajtuar rastin”, ka njoftuar ai.