Raportohet se është arrestuar Dukagjin Nikollaj në Spanjë, dyshohet se ishte përfshirë në vrasjen në “Bon Vivant”

04 prill 2025 | 16:45

Është arrestuar në Spanjë, Dukagjin Nikollaj, i dyshuar për përfshirjen e të shtënave me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, më 4 gushtë 2023, ku kishte mbetur i vdekur Kastriot Ramadani.
Burime të “Betimit për Drejtësi” kanë konfirmuar se Nikollaj, i cili ishte në arrati, është ndaluar nga autoritetet spanjolle.
Ai ishte i kërkuar edhe nga FBI-ja për trafikim narkotikësh dhe për pesë vjet dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të marihuanës nga Kanadaja në New York.
Më 4 gusht 2023, kishte ndodhur një përleshje me armë zjarri në lokalin ‘Bon Vivant’ në Prishtinë ku kishte vdekur një person dhe katër të tjerë ishin plagosur.
I dyshuari për këtë rast, Dukagjin Nikollaj ishte arratisur, ndërsa i dyshuari tjetër, Andi Pajaziti ishte liruar nga aktakuzat për vrasje dhe ishte dënuar me 2 vite burg për armë mbajtje pa leje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën janë ndeshjet e xhiros së 25-të të Superligës…