Raportohet se është refuzuar ankesa e Kurtit për gjobën prej 250 eurosh për mosparaqitje në prokurori

18 prill 2025 | 13:15

Gjykata Themelore në Prishtinë- kolegji shqyrtues i gjyqtarëve, ka refuzuar ankesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për gjobën prej 250 euro, e cila iu shqiptua për mosparaqitje në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në cilësinë e dëshmitarit për rastin e rezervave shtetërore.

Kështu kanë bërë me dije r burime të “Betimi për Drejtësi” brenda qeverisë.

Lidhur me atë nëse kanë pranuar vendimin e Themelores dhe në rast se e kanë kryer pagesën e gjobës, “Betimi për Drejtësi” ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësin e qeverisë, Përparim Kryeziu, mirëpo i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” vazhdimisht ka kërkuar nga gjykata dhe prokuroria përgjigje lidhur me rastin e gjobës ndaj Kurtit, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Më 2 prill 2025, kryeministri Kurti kishte thënë a para gazetarëve se nuk duhet të mërziten kur ai dënohet ndonjëherë. Këtë deklarim, ai e kishte bërë pasi ishte pyetur për gjobën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, kishte urdhëruar Kurtin që të paraqitet për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit më 4 mars 2025, në ora 10:00, në PSRK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka dalë me…