Raportohet se eskorta e Kurtit është goditur me vezë gjatë vizitës në Skenderaj

10 qershor 2025 | 13:10

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka shkuar të martën në Skenderaj për përurimin e një çerdheje të re. Atje ai ishte bashkë me vartësen e tij, Arbërie Nagavci.

Gazeta “Sinjali”, duke cituar burime brenda institucioneve lokale, ka raportuar se gjatë lëvizjes së eskortës së Kurtit, automjetet e saj janë qëlluar me vezë nga persona ende të paidentifikuar.

“Sinjali” ka raportuar se ngjarja ka ndodhur në afërsi të objektit të çerdhes, ndërsa zyrtarët e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të garantuar mbarëvajtjen e vizitës.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit…