Raportohet se ky është motivi i vrasjes në Klinë

21 mars 2026 | 22:03

Ish-futbollist i KF Dukagjinit, Jetmir Isufi, dyshohet se sot gjatë ditës ka vrarë me armë zjarri vëllain e tij, Faruk Isufi.

Raportohet se tragjedia ndodhi në shtëpinë e të përfshirëve, teksa konflikti ndërmjet tyre kishte filluar për pronësinë e shtëpisë, raporton Jepi zë.

Pas konfliktit verbal, tashmë i ndjeri është dërguar në Spitalin e Pejës, ku sipas këtij institucioni ai nuk kishte pasur shenja jete.

Ndërkaq vëllai i tij është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Klinëz, Zenun Elezaj, ka reaguar lidhjen me ngjarjen…