Raportohet se shtatë kosovarë janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

19 tetor 2025 | 09:43

Shtatë shtetas kosovarë raportohet se janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, nën dyshimin për trafikim me njerëz dhe pastrim parash.

Një pasagjere që ishte në autobusin e kompanisë “Maxhari Tours”, për “Jepi zë” ka rrëfyer ngjarjen.

Ajo tregon se autobusi i kompanisë në fjalë u bllokua për më shumë se nëntë orë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë, ku Policia kufitare kroate arrestoi dy shoferët dhe pesë pasagjerët.

Ajo tha se “Ne kemi qëndruar në kufi për nëntë orë. Shoferët u kapën duke trafikuar njerëz, ndërsa policia arrestoi edhe disa pasagjerë.”

Autoritetet përkatëse deri më tani nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me këtë rast.

Telegrafi ka provuar të kontaktoi me kompaninë “Maxhari Tours” por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SHKRUAN: Nazmi Jusufi Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë…