
Raportohet se tanket ruse kanë hyrë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës
Ka raporte, të konfirmuara me sa duket nga një zyrtar ukrainas, se tanket ruse janë tashmë në Kharkhiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, raporton “BBC”.
Gazetari i “BBC” ka raportuar se e gjithë kjo po ndodh kaq shpejt.
Në media janë publikuar disa video që tregojnë gjendjen në disa qytete të Ukrainës, pasi raketat ruse goditën zonat e populluara, pavarësisht pretendimeve të ushtrisë ruse se po synojnë vetëm infrastrukturën ushtarake të vendit fqinj, të cilin ka nisur ta pushtoj.
Pamjet nga qyteti i Kharkivit kanë treguar atë që dukej të ishte pjesa e bishtit të një rakete të lëshuar.
Путин объявил о начале «специальной военной операции» в Украине. Киев и другие города под обстрелом. Мы постараемся максимально оперативно давать обновления. Следите за нами в телеграме https://t.co/Hs4PAogFBJ https://t.co/utEAX9Kso2
— CIT (@CITeam_ru) February 24, 2022