Raportohet se vrasësit e gruas së Naim Murselit ishin me një veturë BMW me targa të huaja

29 nëntor 2023 | 23:11

Një rast tragjik ndodhi sonte, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me velrë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Kjo ngjarje tronditi gjithë familjen Murseli dhe hetimet tashëm kanë nisur për të zbardhur rrethanat dhe motivet e rastit.

Ndërkohë janë mësuar edhe detaje të tjera për dy të dyshuarit, të cilët arritën të ikin nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që lokacioni ku ndodhi krimi tashmë është rrethuar me shirita.

Në bazë të detaje të reja që janë zbuluar, Sinjali merr vesh se kanë qenë dy eprsona, njëro prej të cilëve i armatosur, që ua kanë zënë pritën me veturë familjes Murseli.

Dy grabitësit, sipas informacioneve të para kanë qenë me një veturë me targa të huaja, të tipit BMW.

Siç ka deklaruar Murseli para hetuesve policorë, hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.

Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.

Këto janë vetëm disa nga detajet që Museli Ii ka rrëfyer para Policisë dhe sipas informacioneve që janë mbledhur deri më tani pistat pritet të zgjerohen dhe nuk do të hetohet vetëm versioni i Murselit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia dhe ka njoftuar se trupi i pajetë u gjet brenda veturës.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri.

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit” – njoftoi Policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Champions League zhvilloi sonte disa ndeshje të xhiros së pestë…