Raportuesi i BE-së për Serbinë: Pa një qeveri të qëndrueshme, s’ka dialog Kosovë – Serbi

28 maj 2020 | 16:55

Raportuesi i BE-së për Serbinë në Parlamentin Evropian, sllovaku Vladimír Bilcik, ka thënë se nuk do të ketë rinisje të negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit derisa në Kosovë nuk ka një qeveri të qëndrueshme dhe rrethana të qarta. “Nëse nuk ka qartësi dhe qeveri të qëndrueshme në Kosovë, dialogu me Serbinë nuk do të fillojë”, ka thënë sllovaku për Euractiv, transmeton Express.

Bilcik ka folur edhe për kritikat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në drejtim të përfaqësuesit special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Sipas europarlamentarit, ato nuk kanë synim që të delegjitimojnë Lajçakun si person, por BE-në si një aktor në proces.

“Nuk ka të bëjë me delegjitimimin e Lajçakut si person, ka të bëjë më delegjitimimin e BE-së si një aktor”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen në…