Raportuesja për Kosovën viziton Hagën, thotë se Specialja po bën punë të jashtëzakonshme

17 korrik 2020 | 22:48

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka folur për punën e Gjykatës Speciale në Hagë.

Përmes një shkrimi në Twitter, ajo ka treguar se ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Cameron është shprehur se Specialja është institucion i rëndësishëm për të sjellë drejtësi në Kosovë, për krimet e supozuara të luftës.

“Sot pata një vizitë të planifikuar në Dhomat e Specializuara të Hagës dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Institucione të rëndësishme këto për të sjellë drejtësi në Kosovë ndaj atyre personave që besohet se kanë kryer krime lufte, pavarësisht kombësive të tyre”, është shprehur Viola von Cramon.

Më tej theksoi se Specialja duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë.

“Mësova shumë për punën e tyre të jashtëzakonshme. Si pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, e zhvendosur në Hagë, gjykata duhet të vazhdojë punën atje, për të siguruar procedurë të paanshme dhe të sigurt për të gjithë, përfshirë edhe viktimat dhe dëshmitarët”, ka thënë Cramon.

“KSC dhe SPO janë gurthemeli i Kosovës që përmbushin detyrimet ndërkombëtare dhe ndërtojnë sundimin e ligjit”, shkroi Cramon.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, janë formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, përmes ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata është themeluar pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Deri më tani prokurorët kanë intervistuar qindra ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë katër ditëve të kaluara në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas daljes nga Prokuroria më 16 korrik, Thaçi deklaroi se ka dhënë dëshminë e tij dhe se pret që prokurori dhe gjykatësi të vendosin në mënyrë profesionale për dëshminë e tij, njofton Telegrafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja me Lazion mund të jetë vendimtare për fatin e…