Rashani prezantohet te Melbourne City

12 shtator 2025 | 12:15

Melbourne City FC ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, për sezonin e ardhshëm. Pas shumë viteve në futbollin evropian, Rashani ka zgjedhur të bëjë aventurën e parë jashtë kontinentit. Sulmuesi anësor i Kosovës ka vendosur Australinë si destinacion të radhës, pasi ka nënshkruar me një klub të njohur nga Superliga e këtij shteti.

Bëhet fjalë për kampionët e Austrilisë, Melbourne City FC, klubi i cili ka njoftuar transferimin e Rashanit, me të cilin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

“Jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e lojtarit të kombëtares kosovare Elbasan Rashani për sezonin e ardhshëm!”, thuhet në njoftim.

Me më shumë se një dekadë përvojë në të gjithë Evropën, 32-vjeçari ka shijuar periudha të shkëlqyera në Norvegji, Francë, Turqi dhe Danimarkë, duke grumbulluar mbi 300 paraqitje me ekipin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Albert Krasniqi, ka thënë se “lufta” e sinkronizuar e…