
Rashford entuziast: Me këtë skuadër zbavitesh duke luajtur futboll
Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford është deklaruar në kanalin zyrtar të UEFA-s pas suksesit të arritur mbrëmë ndaj Olympiakosit në Ligën e Kampionëve.
Futbollisti anglez i shënoi dy gola në fitoren e thellë ndaj ekipit grek në kuadër të xhiros së tretë të fazës së ligës.
“Ne e kemi një skuadër të shkëlqyeshme me të cilën zbavitesh duke luajtur futboll. Jam i kënaqur me paraqitjen, mbi të gjitha në pjesën e dytë. Edhe pse ishte e qartë se ishte e vështirë për ta me 10 lojtarë. Ne ndërkohë i shfrytëzuam si është më së miri hapësirat”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Unitedit.
“Mendoj se ishim të shkëlqyeshëm edhe në pjesën e parë, por në të dytën ishim më të shpejtë. Hansi Flick është një trajner mjaft kërkues dhe intensiteti është njëra prej temave të tij kryesore. Jo vetëm kaq, por dëshiron edhe që ta demonstrojmë vendosmërinë tonë për të shënuar gjithmonë e më shumë. Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjes kundërshtare, por kemi aq shumë lojtarë që shënojnë nga pozita të ndryshme sa që shënimi i golave është i fundit sa u përket brengosjeve tona”, përfundoi përfaqësuesi anglez.