
Rashford: Kalimi te Barcelona më ndihmoi të rikthehem në Kombëtare
Anglia është bërë kombëtarja e parë evropiane që siguron kualifikimin për Kupën e Botës 2026, pas fitores bindëse 5-0 ndaj Letonisë.
Edhe pse luajti vetëm 19 minuta dhe nuk pati ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në golat e ndeshjes, Marcus Rashford mbetet një figurë e rëndësishme për përfaqësuesen e drejtuar nga Thomas Tuchel.
Sulmuesi anglez nuk ka munguar në asnjë grumbullim të kombëtares në dy afatet e fundit ndërkombëtare, duke treguar se ka fituar sërish besimin e trajnerit.
Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Rashford u pyet nëse kalimi i tij te Barcelona ka ndikuar pozitivisht në thirrjen për Anglinë.
“Po”, ka thënë shkurt Rashford.
I pyetur më tej nëse do të ishte thirrur nëse do të kishte qëndruar te Manchester United, ai u shpreh qartë.
“Jo, nuk mendoj se do të isha thirrur”.
Kjo deklaratë tregon se kalimi te Barcelona ka qenë një hap i rëndësishëm për rikthimin e Rashford në Kombëtare.