Rashford: Merituam tri pikë ndaj Liverpoolit

21 tetor 2019 | 16:08

Sulmuesi i Manchester United, Marcos Rashford, nuk është kënaqur me barazimin 1-1 ndaj Liverpoolit. Rashford shënoi golin e parë në ndeshje, por në minutën e 85-të, Lallana barazoi shifrat, duke bërë që kampioni i Evropës të arrijë të fitojë një pikë.

“Mendoj që i merituam tri pikë dhe mund të them se luajtëm mirë. Liverpooli nuk e meritoi barazimin e aq më pak fitoren. E shoh ndeshjen si dy pikë të humbura për ne, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka thënë Rashford.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deponitë ilegale të krijuara në Komunën e Deçanit tashmë janë…