Rashfordi flet si lojtar i Barcelonës: Mezi pres të luaj ndeshjen e parë

24 korrik 2025 | 11:30

“Mora vendimin e duhur. Mezi pres të luaj ndeshjen time të parë para tifozëve”. Sulmuesi i ri i Barcelonës, Marcus Rashford, foli gjatë prezantimit të tij për shtyp, skuadër me të cilën do të luajë sezonin e ri pas largimit nga Manchester United.

“Gjërat ndodhin kur duhet të ndodhin dhe kjo ishte koha e duhur. Jam gati të jap gjithçka nga vetja ime. Shumë lojtarë më kanë impresionuar sepse janë shumë të rinj, por luajnë vërtet mirë. Flick po bën një punë të shkëlqyer, veçanërisht duke pasur parasysh atë që bëri sezonin e kaluar”, ka vazhduar anglezi.

“Që kur kam ardhur, kam vënë re se gjithçka që ndodhi vitin e kaluar është harruar dhe të gjithë janë të përqendruar në përmirësimin vitin e ardhshëm. Ambicia është vërtet e lartë, të gjithë janë të uritur për fitore dhe mezi pres të luaj përkrah tyre”, ka deklaruar Rashford.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siguria e Kosovës po rrezikohet nga raste spiunazhi të lidhura…