
Rashica bëhet baba për herë të dytë
29 shtator 2021
| 21:53
Futbollisti vushtrrias, Milot Rashica është bërë baba për herë të dytë. Këtë e ka konfirmuar vetë Rashica përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Mirëserdhe në botë djali jonë”, shkroi Rashica.
Futbollisti dhe bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, kanë dhe një djalë të quajtur Tian. Lajmin se janë në pritje të fëmijës së dytë e kishte dhënë në rrjetet sociale bashkëshortja e Milotit, Belkiz Kera.
Ajo kishte shkruar se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë. Madje, çifti kishin zbuluar edhe gjininë e fëmijës së dytë, që është djalë.
View this post on Instagram