Rashica: Do të fitojmë për shtetin tonë

12 nëntor 2019 | 23:04

Milot Rashica theksoi se në ndeshjen kundër Çekisë nuk kanë çfarë të humbin.

“Të gjithë e dimë që kjo është ndeshja më e rëndësishme. Çdo ndeshje deri tani e ka pasur rëndësinë e vet, po kjo është si finale për ne. Po mendojmë vetëm për Çekinë, të shkojmë atje e të marrim rezultat pozitiv. Nuk kemi çfarë të humbim, do të japim maksimumin dhe shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen. Mungesa e Muriqit? Do të jetë një mungesë shumë e madhe për ne, duke ditur formën që ka pasur deri tani si me klubin si me kombëtaren. Por nuk kemi çfarë të bëjmë, futbolli i ka këto gjëra. Edhe në ndeshje të tjera na kanë munguar shumë lojtarë, por ka pasur rezultate pozitive. Shpresojmë se edhe këtë ndeshje do ta fitojmë për shtetin tonë, për tifozët tanë dhe për të gjithë tjerët të lënduar, për Vedatin, Arbërin, Hekuranin”, ka thënë Rashica.

Rashica është shprehur i gatshëm për të luajtur edhe në pozitën e sulmuesit. “Në shumicën e ndeshjeve luaj si sulmues te Werderi dhe nuk e di me çfarë formacioni do të luajmë, por kemi edhe pak kohë për të vendosur e të shohim si do të vendosë trajneri. Për mua nuk ka problem të luaj edhe si sulmues, por kemi lojtarë të tjerë që luajnë në pozita të ndryshme. Ajo që na ka sjellë deri këtu është grupi, kemi luajtur për njëri-tjetrin, pra kemi pika të forta në shumë vende”, ka shtuar Rashica.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Tiks.app”, platforma për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Angli, është…