
Rashica do të largohet nga Beshiktashi
15 prill 2025
| 15:34
Futbollisti Milot Rashica pritet të largohet nga Beshiktashi në fund të sezonit. Mediet në Turqi raportojnë se ylli “dardan” nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ole-Gunnar Solskjaer, i cili tashmë ka dhënë miratimin për shitjen e sulmuesit të krahut në verë.
28-vjeçari këtë sezon ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 9 asistime në 36 ndeshje për Beshiktashin, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Rashica ka luajtur edhe për Galatasarayn, Norwich Cityn, Werder Bremenin dhe Vitessen.